Pas disa lëkundjeve të njëpanjëshme më të lehta, në orën 03:54 një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin.
Mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte deti Adriatik, rreth 10 kilometra larg nga Shijaku.
Si pasojë e lëkundjeve disa qytete e rrethinat përreth kanë mbetur pa energji elektrike, si Durrësi, Shijaku e Fushë-Kruja. Edhe disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.
Raportohet për dëme në veçanti në Durrës, por situata mbetet ende e pakonfirmuar. Qytetarët thonë se shembur një pallat te Kavalishenca. Megjithatë është ende herët për të bërë një bilanc për dëmet.
Njerëz të lënduar kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Më herët, u shënua një tërmet i fuqishëm por më i lehtë se ky, me magnitudë 4.4 ballë në orën 2:47 pas mesnate.
Epiqendra e tij ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.
Lajmi në përditësim…