Janë nxjerrë 3 trupa të pajetë nga banesa e një familjeje në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Ata janë anëtarë të familjes Lala me origjinë nga Dibra, ndërsa viktimat janë identifikuar si Sadete Lala, nënë e 3 fëmijëve, Ilir Lala, djali i saj i cili ishte i paralizuar prej vitesh dhe Amelia Lala, mbesa e Sadete Lalës.
Siç raporton ‘News24’, nën rrënoja janë ende Ramë Lala, 17 vjeç, Griselda Lala, motra e Ramë Lalës, Marjeta Lala, gruaja e djalit tjetër të Sadete Lalës, Emilio Lala, djali i Marjeta Lalës, Dionis e Dionisa Lala, fëmijët e Marjeta Lalës.
Deri tani nga familja Lala ka shpëtuar vetëm Ramë Lala, 17 vjeç.