Vendosni fjalën kyçe....

Tre persona në gjendje të rëndë te spitali i Traumës


Sipas të dhënave nga spitali i Traumës, tre persona në këto momente po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale ndërsa tre të tjerë raportohen të jenë në gjendje më të rëndë.

Drejtori i Traumës Arben Zenelaj tha për mediat se deri më tani janë paraqitur 180 persona për të kërkuar ndihmë, për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Zenelaj tha se një prej personave në gjendje të rëndë është nga Durrësi dhe dy nga rrethinat e Tiranës.

“Janë të shtruar 15, 20 prej tyre në ekzaminime, 3 në gjendje të rëndë. Pjesa tjetër janë me dëmtime më të lehta. Numri i pacientëve që janë paraqitur në spital është 180.

Në momentin që vijnë në spital të bashkëpunojnë me personelin mjekësor. Të gjitha spitalet janë në gjendje gatishmërie.

1 pacient është operuar. Një prej tyre nga Durrësi, dy të tjerët nga zonat e Tiranës”, tha Zenelaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *