Tërmeti i fuqiqëm që goditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar tre viktima.
Në Thumanë situata paraqitet më dramatike ku forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të dy familjeve.
Tre ndërtesa u shembën ku një e moshuar u nxorr e pajetë ndërsa mbante nipin e vogël në krahë. Fëmijë, të moshuar, gra e vajza, janë zënë nën rrënoja pasi nuk kanë dalë dot jashtë në momentin kur ka rënë tërmeti. Situata mund të përkeqësohet për shkak të rrëshqitjes së inerteve.