Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka zbulon situatën e deritanishme, thirrje për qytetarët


Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur bilancet paraprake të të lënduarve pas lëkundjeve të forta tektonike që kanë goditur vendin.

Xhaçka konfirmoi se deri më tani janë shënuar rreth 100 pasgoditje dhe se ka shkuar në 7 numri i viktimave.

“Është një moment i tmerrshëm, por dua tju them  të gjithë shqiptarëve që nuk është moment për të vajtuar por për tu solidarizuar për të kaluar një situatë tragjike dhe të vështirë.

Mbi 100 goditje sekondare dhe sipas ekspertëve nuk përjashtohen pasgoditje të tjera. Durrësi dhe Thuma më të goditurit. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit, por janë operacione të vështira pasi ekziston rreziku që godinat të pësojnë shembje të tjera duke rrezikuar jo vetëm banorët që kanë mbetur nën rrënoja, por edhe grupet e shpëtimit. Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime ne spitalin e Durrësit 60 të shtruar në QSUT Tiranë, por edhe këtu rastet janë duke u shtuar kryesisht nga paniku. Janë konfimuruar 7 jetë të humbura”, tha Xhaçka.

Ministrja i bën thirrje banorëve të prekur nga tërmeti, të mos futen në banesa pasi rrezikojnë nga pasgoditjet. Ajo gjithashtu bën thirrje për kufizimin në maksimun të lëvizjeve me makina për të lehtësuar qarkullimin për shërbimin e Emergjencave.

 “Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shërbimit shëndetësor nga gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit e Thumanës ku situata ëshhtë më e rëndë. E gjithë forca e armatosur ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Situatë është e rëndë qoftë për numrin e madh të godianve të dëmtuara qoftë edhe për jetët e hmbura.

Jemi në një situatë e ngjarje e përmasave të atilla që cdo vend do e kishte të vështirë ta përballonte vetëm, por nuk jemi vetëm të gjithë aleatët kanë ofruar ndihma emergjente, po mbërrijnë grupe shpëtimi të specializuara nga Italia dhe nga Turqia.

Qytetarët kanë dhënë ndihmë të jashtëzakonshme me solidaritetin e tyre.

Ndihma që mund të japin tani është të kufizojnë në maksimum lëvizjet me automjet për ti dhënë mundësi qarkullim mjeteve të emergjencës, në orët e para të mëngjesit mjetet e emergjencës kanë hasur shumë vështirësi për shkak të trafikut të madh.

I bëj thirrje me forcë gjithë qytetarëve që shtëpitë e të cilëve janë të dëmtura të evitojnë qëndrimin brenda.

Ju bëj thirrje po ashtu të fortë të ruajnë qetësinë e gjakftohtësinë, pasi ka pasur shumë dëmtime nga paniku.

Ka nevojë për solidaritet e gjakftohtësi. Mësimi do vazhdojë i pezulluar edhe nesër
mundësi që familjet të mblidhëen bashkë sidomos për të vegjëlit që kanë përjetuar traumën që edhe studentet të kthehen pranë familjeve të tyre.

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe ka ende numër banorësh që mesohet se janë nën rrënoja lutemi ti gjejmë shëndoshë e mirë do bëjmë cdo gjë është e mundur. Është e pamundur tu jap shifra për godina të dëmtuara.

Kurajo të gjithëve i gjithë shteti është në këmbë e do bëjmë gjitcka për të përballuar së bashku këtë situatë kaq të vështirë.”– thotë Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *