Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është angazhuar personalisht në mbledhjen e donacioneve për të prekurit e tërmetit.
Në një video shpërndarë në rrjetet sociale Bebe Rexha në gjuhën angleze është angazhuar në mbledhjen e donacioneve duke lajmëruar se pas kësaj nisme do jetë fizikisht pranë të prekurëve të tërmetit dhe adresuar paratë e mbledhura.
Kanë qenë të shumë deri më tani personazhe edhe nga show bizi që janë angazhuar në mbledhjen e donacioneve.