Vendosni fjalën kyçe....

“Boll ke bërë 14 postime deri tani, shpall gjendjen e jashtëzakonshme”- Qytetarët i përvishen Ramës në “Facebook”


Kryeministri Edi Rama e nisi sot mëngjesin me një postim lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e kaluar duke shkaktuar 23 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

“MIRËMËNGJES

dhe me lutjen që kjo ditë të nxjerrë jetë të tjera nga errësira e gërmadhave, ju uroj një frymëmarrje pak më të lehtësuar në familjet tuaja sot”– shkruan Rama krahas fotos ku shfaqet me një vogëlushe.

Mirëpo ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë akuzuar atë se po bën propagandë në vend që t’u vijë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti, e në veçanti atyre që gjendjen ende nën rrënoja.

“Boll Edvin boll me propagandë , boll me keto foto te inskenuara.. lere shqiptarin te paktën vetem këto ditë pa tallur, po shko dhe gërmo me duart e tua per te ndihmuar familjet të ngeluar nën rrënoja.
Vepra e mirë mbahet mënd dhe pa foto te shkrepura nga fotografi jot personal”- shkruan një grua.

Ndërkohë një tjetër i thotë kryeministrit se ka bërë 14 postime deri sot në mëngjes lidhur me tërmetin, ndërkohë që mund të ishte marrë me punë konkrete.

“Nga dje dhe deri sot, ke bërë 14 postime. Sikur mundin dhe kohën e ktyre 14 statusve ta kishe shpenzuar duke hequr 14 gurë që u rëndojnë mbi shpinë atyre viktimave që janë nën rrënoja, do ua kishe lehtësuar dhimbjen më shumë sesa kto fjalë.
Turpi e mbuloftë gjithë politikën shqiptare.”– shkruan qytetari.

Ndërkohë që të tjerë i kërkojnë shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme.

“O Kryetar po clidhje ka kjo foto me tregu ti po shko laj syt me uj te ftot dhe shpall gjenden e jashtzakonçme o gjak ftot”– thotë një tjetër./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *