Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët francezë zbarkojnë me traktorë në Paris, protestojnë kundër rregullave të BE-së


Rreth një mijë traktorë kanë zbarkuar në Paris ndërsa fermerët francezë protestojnë kundër politikave të qeverisë dhe marrëveshjeve të tregtisë ndërkombëtare për të cilat ata thonë se po ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre dhe po u kushton shuma të papërballueshme.

Fermerët e irrituar janë mbledhur në ‘Avenue Foch’, pranë ‘Champs Elysees’ dhe ‘Arc de Triomphe’.

Protesta u organizua nga dy sindikatat kryesore të fermerëve që kanë thirrur për një takim të përbashkët me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar politikat e tij, për të cilat ata pretendojnë se po dëmtojnë sektorin e bujqësisë.

Aktivistët e lëvizjeve vegane thuhet se kanë sulmuar fermat dhe dyqanet e kasapëve mes shqetësimeve për mirëqenien e kafshëve dhe grupet mjedisore kanë kritikuar përdorimin e glikozës së barërave të këqija, duke bërë thirrje që ajo të ndalohet.

Franca është prodhuesi më i madh bujqësor në BE, dhe fermerët e saj janë të irrituar për marrëveshjet tregtare të bllokut me të ngjashmit e Kanadasë dhe bllokut ‘Mercosur’ në Amerikën e Jugut, që ata thonë se do të përmbytin tregun evropian me mallra më të lira me standarde më të ulëta.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në të gjithë Evropën ditët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *