Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Bajrami: Policia ndalon hyrjen në kampin e strehimit në Thumanë


Gazetari Armand Bajrami ka denoncuar se policia ka marrë urdhër të mos lejojë hyrjen e gazetarëve në kampin e krijuar për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Sipas gazetarit edhe personat që kanë sjellë ndihma e kanë pasur të vështirë për të hyrë në kamp.

Gjithashtu gazetari përmend se uniformat blu kanë marrë urdhër nga instancat më të lartë për të mos lejuar hyrjen në kamp.

Postimi i plotë:

Falë Policisë së Shtetit dhe një urdhri nga lart (urdhër lartësie d.m.th.) banoret banesa shkatërruar te Thumanës te vendosur ne kamp janë me te sigurte se kurrë. Mos me pyesni për motiv, se urdhri nga lart nuk ka nevoje për motivim. Ai vjen nga lart.
Sipas fermanit asnjë gazetar nuk duhet te kaloje pragun e kampit. U thashë edhe te me kontrollonin fizikisht, si prove parrezikshmërie, por nuk piu ujë. Operatori im Endrit Aga është pak i egër ne vështrim, ne fakt, por prape s’i përmbush kriteret e te rrezikshmit.
Hyrja ne kamp u vështirësua edhe për kosovaret qe sjellin ndihma për banoret (filluan t’i sorollatin duke i kërkuar t’i çojnë ndihmat ne Nikel apo gjetke).
Mirë menaxhim ekselent.

p.s.
Me vjen shume keq për djemtë ne foto (disa prej tyre kane 48 ore pa gjumë), por shefat e tyre mund te mos i poshtërojnë ne këtë fare feje duke i vendosur para situatave absurde.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *