Vendosni fjalën kyçe....

Klinsman i rikthehet futbollit, nis punën si trajner në Bundesligë


Jurgen Klinsman është emëruar si trajner i ri i Hertës së Berlinit për të zëvendësuar Ante Coviç. Njoftimi është bërë nga klubi berlinez në faqen zyrtare.

‘Ante Coviç nuk është më trajner i Hertha BSC. Pas diskutimeve intensive, drejtori sportiv Michael Preetz dhe Coviç ranë dakord për ndërprerjen e ndërsjellë të kontratës së tij’ tha klubi.

Klubi shtoi se Klinsman do të menaxhojë skuadrën deri në fund të sezonit 2019-2020.

Herta ka zhgënjyer tifozët e tyre me paraqitjen e dobët pasi aktualisht është në vendin e 15-të me 11 pikë.

Më parë Klinsman ka drejtuar kombëtaren gjermane në vitin 2004 ndërsa nën drejtimin e tij Gjermania u rendit e treta në botërorin 2006.

Ai drejtoi së fundmi kombëtaren e SHBA-së nga korriku 2011 deri në nëntor 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *