Para pak çastesh është regjistruar një tërmet me mangitudë 5.6 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të djeshëm ishte me mangitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe shkaktoi 29 viktima deri tani e qindra të plagosur.