Të paktën 13 persona u vranë në një masakër në afërsi të qytetit lindor të Beni-t në Republikën Demokratike të Kongos, për të cilën është fajësuar një militant famëkeq, raportoi ‘AFP’, duke cituar një zyrtar vendor dhe një burim të Kombeve të Bashkuara.
‘13 persona janë vrarëve në agim,’ i tha AFP-së një zëdhënës i misionit të Kombeve të Bashkuara në vend, ndërsa administratori vendor, Donat Kibwana, tha se 14 persona u vranë.
Të martën, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) evakuuan dhjetëra persona të stafit të tyre që punonin për të luftuar epideminë e Ebolës në Beni, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Rebelët që besohet se i përkisnin Forcave Demokratike Aleate (ADF) vranë tetë vetë në një sulm brenda natës të dielën, tha ‘Reuters’.
Banorët, të zemëruar nga mosveprimi i qeverisë dhe i një misioni paqeruajtës të KB, më pas i vunë zjarrin zyrës së kryetarit të bashkisë dhe disa ndërtesave të Kombeve të Bashkuara të hënën.