Vendosni fjalën kyçe....

Pesë faktet se si Rama kuron imazhin – edhe në tragjedi


Tragjedia e 26 nëntorit ku rreth 30 persona kanë humbur jetën, mbi 600 janë plagosur dhe mijëra të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur vështirë të kalohet lehtë.

E ndërsa në një rast të tillë, secili do thoshte se nuk ka vend për të bërë propagandë, në fakt kjo ka ndodhur.

Endri Fuga duket se është kujdesur mirë për të kuruar imazhin e kryeministrit Edi Rama në këtë rast tragjedie duke përdorur disa mënyra. Por si e realizoi këtë?

“Nuk ishte momenti”

Së pari, Rama e shiti sikur bëri mrekullinë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke bërë mbledhje qeverie me kamera, ndërsa ka detyrë ta shpallë sa më shpejt, jo pas 30 orësh. Por edhe për këtë vonesë pati një justifikim. Sipas tij dje nuk ishte koha për të menduar për shpallje të gjendjes së Jashtëzakonshme, por për të shkuar në terren pranë të lënduarve e familjeve të tyre.

“Dua t’u them qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pa e ditur se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme, pa na dhënë kohën që t’i bëjmë gjërat me radhë dhe gazetarët që kishin vetëm një pyetje që mund të krijonte audiencë në konflikt, se dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që kishte shpërthyer.”- ishin fjalët që tha Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Nuk është koha për intervista”

Së dyti, kur disa gazetarë tentuan të intervistojnë kryeministrin Edi Rama, ai refuzoi duke thënë se nuk kishte shkuar aty për të bërë intervista e politikë por për t’iu gjendur pranë banorëve.

“Sot jam këtu për të biseduar me banorët, nuk është koha për intervista”, tha kreu i qeverisë, ndërkohë një tjetër gazetar italian e ka pyetur sërish për situatën pak çaste më pas për gjendjen e rënduar.

Mirëpo në një moment të dytë, kur i interesoi ai nuk hezitoi t’i përgjigjej disa pyetjeve nga gazetarët.

Përdor pa hezitim fëmijët e mbijetuar

Së treti, Rama nuk hezitoi të përdorte fëmijë të mbijetuar nga ky tërmet, por të mbetur në qiell të hapur. Ai mëngjesin e sotëm publikoi një foto me një vogëlushe, duke u lutur që sot të dalin nga gërmadhat të tjerë njerëz të gjallë.

Aftësia para paaftësisë

Së katërti, Rama në disa raste u mundua të vinte theksin tek ata që ishin shpëtuar dhe jo tek i atyre që gjendeshin nën gërmadha dhe fati i tyre nuk dihej. Ai ishte ndër të parët paraditen e djeshme që lajmëroi se numri i të mbijetuarve nga tërmeti kishte mbërritur në 28 dhe gjithashtu përdori sa mundi në favor të imazhit të tij ndihmën e ofruar nga shtetet e tjera. Kryeministri nuk tha asgjë për kapacitetet dhe ekspertizën që kishte Shqipëria për të trajtuar këtë situatë emergjente.

 

 

“Kontributi i të tjerëve – edhe i imi”

Së pesti, kryeministri nuk nguroi të përdorte për të kuruar imazhin e tij në rrjetet sociale, as kontibutin e të tjerëve a thua se këtu funksionon rregulli që “kontributi i tyre është edhe i imi”. Ishte një zjarrfikës hero, Luan Kapaj, i cili gjatë punës së tij për të shpëtuar njerëzit nën gërmadha, nuk u ndal pavarësisht se në një moment gjatë ditës u ndie keq e madje edhe ai pati nevojë për ndihmë shëndetësore./Dajana Dobrozi – Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *