Vendosni fjalën kyçe....

Qindra banorë të strehuar në çadra, cila është situata pas tërmetit në Lezhë


Përveç qarqeve të Durrësit e Tiranës, edhe qarku i Lezhës është prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 të mëngjesit të djeshëm, që shkaktoi rreth 30 viktima.

Qindra banorë kanë mbetur të pastrehë edhe në këtë qark, ku autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet në banesat e prekura.

Më poshtë paraqitet situata deri në orën 12:00 të ditës së sotme, e ndjekur nga shtabet e Emergjencave Civile.

Bashkia Kurbin

Janë verifikuar 18 pallate, me nga 20 familje si dhe rreth 80 banesa, në njësitë administrative Laç, Mamurras, Fushë-Kuqe dhe Milot, të dëmtuara. Janë hapur dy qendra akomodimi në qytetin e Laçit dhe Mamurrasit, me rreth 30 çadra dhe janë akomoduar mbi 250 banorë, të cilët janë trajtuar me ushqim, veshmbathje dhe ngrohje. Kontribut dhanë Ministria e Mbrojtjes dhe Ëorld Vision.

Bashkia Lezhë
Janë verifikuar 15 pallate, me nga rreth 15 familje si dhe rreth 120 banesa në njësitë administrative Lezhë, Shëngjin, Shënkoll, Zejmen, Kolsh, Balldre, Dajç, Blinisht, Kallmet, Ungrej. Janë hapur 4 qendra akomodimi, ku janë sistemuar rreth 250 qytetar në qytetin Lezhës (palestra e gjimnazit, 10 çadra).

Bashkia Mirditë
Janë evidentuar rreth 30 banesa në qytet dhe në njësitë administrative, me dëmtime serioze, me rrezikshmëri në jetën e banorëve. Situata është e rënduar në këto banesa, nga fakti së tërmetet e mëparshme kanë thelluar shkallën e dëmtimeve. Janë akomoduar në palestrën e qytetit rreth 50 banor, duke iu afruar ushqim, ngrohje dhe përkujdesje.

Tendenca e qytetarëve me banesa të dëmtuara në bashkitë e sipërpërmenduara, është që të strehohen tek të afërmit ose komshinjtë.
Nga informacioni bashkive kërkohet mundësimi i dërgimit të specialistëve në fushën e ndërtimit, me qëllim, tu bashkohen grupeve të punës në terren, për vlerësimin e dëmeve, veçanërisht të konstrukteve të pallateve të dëmtuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *