Nxirren dy trupa të pajetë nga rrënojat në Thumanë. Mësohet se bëhet fjalë për çiftin Pëllumb dhe Çelike Greku, duke e çuar numrin e viktimave nga tërmeti në 29. Trupat e tyre u nxorën me barrelë të mbuluar plotësisht me batanije dhe u futën në ambulancë, e cila do t’i transportojë më pas drejt morgut.
Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, edhe djali i tyre Saimiri humbi jetën në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.
Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, deri më tani ka marrë jetët e 29 personave, mes të cilëve burra, gra, fëmijë dhe të moshuar. Vetëm pak më herët, kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në dy zonat e prekura.