Përpos operacionit të kërkim shpëtimit, tashmë e rëndësishme është edhe menaxhimi dhe sistemimi i personave të cilët duhet të kalojnë këto netë të vështira në çadra apo banesa të ofruara për strehim.
Drejtoresha e Open Data Albania Aranita Brahaj bën thirrje se në kampet e ngritura duhen përpos ushqimeve të cilat nga anembanë vendit janë dërguar edhe artikuj higjene, veshje bazike.
Gjithashtu, sipas Brahajt, është e nevojshme ndihma me më shumë dyshekë në zonat e ngritura.
Sipas saj, duhet e dhe një koordinim më i mirë me të gjithë hotelet që kanë ofruar strehim për personat e prekur nga tërmeti.
Brahaj e ka shoqëruar postimin në Facebook edhe me video dhe foto se si po menaxhohet situata me fëmijët në kampet e ngritura.
“Në kampe duhen: artikuj higjene dhe veshje bazike për higjene personale. Sidomos për gratë. Letra të lagura. Batanijet nuk janë mjaftueshëm. dyshekët gjithashtu.
Në natën e dytë jashtë, shumë prej tyre e mirëpresin ftesën e hoteleve në qytete të tjera për strehim. Tani duhet koordinim për transport dhe akomodim. Shumë thuhet por kjo gjë vendosja në hotele në qytete larg qendrës së tërmetit nuk po ndodh. Fëmijet e Thumanës pa strehë e pa çati por me energji”-shkruan Brahaj.