Pasi kishte kaluar më shumë se 19 orësh nën rrënoja, 25-vjeçari Klajdi Qato është nxjerrë shëndoshë e mirë mbrëmjen e kaluar nga rrënojat e pallatit.
Ai ka qëndruar për orë të tëra poshtë inerteve të shembura të hotelit në bregdetin e Durrësit, por ajo çfarë e ka shpëtuar Klajdi Qaton është se në momentin kur ka ndjerë lëkundjet e tërmetit mëngjesin e kaluar ai është futur poshtë krevatit.
Siç shihet të videon e mëposhtme të publikuar nga gazeta Shqip, Klajdi ka qenë në koshiencë të plotë e madje ka komunikuar edhe me autoritetet që po punonin për ta shpëtuar.
Mjeku Grej Malo, ka komunikuar gjithashtu për më shumë se një orë me Klajdin, duke i dhënë kurajo, por edhe ushqim përmes një hapësirë mes betonit që ishte mbi trupin e tij.
Në momente paniku ndonjëherë njeriu i harron rregullat se si duhet të mbrohesh në raste tërmeti, por Klajdi Qato na ka dhënë shembullin se ato rregulla që shpesh anashkalojmë, na shpëtojnë jetën.
Pasi u shpëtua nga një operacion i realizuar me ekipin grek të shpëtimit, Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Gjendja e tij është e rënduar, por me parametra jetësorë të pranueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=lkdaoEc2WWY&feature=emb_title