Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm, Basha anulon vizitën në Athinë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka anuluar vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, Ditën e Flamurit me shqiptarët në Greqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i degës së PD-së në Athinë, Fatmir Gjoçi.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.”- shkruan kreu i degës së Athinës.

Në axhendën e kryedemokratit  ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nnëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

Mirëpo tërmeti i fuqishëm që deri më tani ka marrë jetët e 27 personave, sigurisht e ka detyruar Bashën të anulojë këtë vizitë në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *