Vendosni fjalën kyçe....

Veliajt i del boja, përdor pamje të vjetra për tërmetin e djeshëm


Kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur një foto të muajit shtator, për të bërë thirrje në mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Në një njoftim në Facebook të ditës së djeshme, Veliaj shkruan se e mërkura është shpallur ditë zie, flamujt do jenë në gjysmë-shtizë si dhe festimet e Natës së Bardhë do anulohen.

‘Kush mund të kontribuojë me batanije, veshje dhe ushqime t’i sjellë nesër të tenda e ndihmave përpara Bashkia Tiranë.’

Fotot e përdorura ditën e djeshme rezulton se janë bërë nga ndihmat e dërguara në Korçë në muajin qershor pas tërmetit atje.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përdor foto të vjetra për ngjarje të reja, siç ndodhi në tërmetin e shtatorit, ku përdori fotot e ndihmave të mbledhura për banorët e Korçës për tërmetin e rënë në muajin qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *