Vendosni fjalën kyçe....

37 viktima deri tani nga tërmeti, ndërpriten kërkimet në Thumanë


Ministria e Mbrojtjes ka zbuluar detajet zyrtare lidhur me numrin e personave që kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së martës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për momentin operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë në zonën e Thumanës,  ndërsa në Durrës vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në Durrës vijon puna pranë banesës së familjes Lala, si dhe pranë një hoteli, ku dyshohet se ndodhen ende dy persona.

“37 eshte numri i viktimave, pas 3 trupave te nxjerre nga rrenojat ne Thumane rreth ores 4 te mengjesit. Aktualisht ne Thumane operacioni i kerkim shpetimit eshte nderprere pasi nuk ka informacion per trupa te tjere nen rrenoja.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *