Vendosni fjalën kyçe....

42 viktima e 750 të plagosur nga tërmeti, të dhënat e deritanishme


Të paktën 42 viktima dhe më shumë se 750 të plagosur është bilanci i deritanishëm i tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallëd Rihter që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Të gjitha viktimat janë nxjerrë nga objektet  rrënuara në Thumanë e Durrës, ndërsa vetëm një nga vitkimat është shënuar në Kurbin.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë zyrtarisht në Thumanë ndërsa vijojnë ende në Durrës ku dyshohet se ka ende trupa të pajetë nën rrënoja.

Nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë shpëtuar gjithsesj 45 persona ndërsa kërkimet vijojnë ende në disa pika në Durrës

Pjesa më e madhe të plagosurve janë trajtuar e po trajtohen në spitalin e Traumës në Tiranë e atë të Durrësit  ndërsa pak të lënduar që janë parqitur më rëndë janë dërguar drejt Italisë për trajtim më të specializuar.

Sias ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, vendi i ka të gjitha kapacitetet për trajtimin e të plagosurve.

Lëkundjet kanë vijuar edhe pas tërmetit të fuqishëm e sipas sizmiologëve kjo është e natyrshme dhe nuk ka arsye për panik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *