Kreu i Partisë Demokratike shkoi në Laç për të parë situatën nga tërmeti.
Edhe në këtë qytet ka dëme të shumta në banesat e qytetarëve dhe për të përballuar situatën janë ngritur çadra pranë gjimnazit për strehimin e përkohshëm.
Basha ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për Bashkinë Laç pasi deri më tani nga qeveria gjendje e jashtëzakonshme është vetëm për Qarkun Durrës dhe Tiranë.