Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka lajmëruar se do të fluturojë drejt Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Bebe lajmëron se ka hapur një faqe “GoFundMe” dhe tha se do të sigurohet vetë që çdo dollar të shkojë të të prekurit dhe të përdoret siç duhet.
“Përshëndetje të gjithë, jam Bebe dhe jam këtu në turin e Jonas Brothers. Kam marrë lajmin e keq për një tërmet në Shqipëri.
Familja ime dhe unë jemi shqiptarë dhe vendova të hap një llogari “gofundme” për të ndihmuar familjet në nevojë. Unë personalisht do të largohem nga turneu dhe të fluturoj në Shqipëri dhe personalisht t’u lap njerëzve ushqim, ujë, dhe t’i ndihmoj në rindërtimin e banesave.
Do sigurohem personalisht që paratë të përdoren siç duhet.
Çdo dollar mund të ndihmojë.”- thotë Bebe.
Për një orë janë mbledhur 17 mijë dollarë. Vetë Bebe Rexha ka dhuruar e para 10 mijë dollarë.
https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/?utm_source=ig_web_copy_link