Tirana e Durrësit janë pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.
Por duhet thënë se edhe zona të tjera janë prekur nga dëmet e tërmetit por ndryshe nga Tirana e Durrësi nuk përfitojnë nga kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Qarku i Lezhës nuk është përfshirë nga gjendja e jashtëzakonshme e po kështu është e paqartë nga deklara e kryeministrit Rama kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme nëse në këtë lustë bëjnë pjesë Vora, Kamza e të tjera zona që janë prekur nga dëmet e tërmetit.