Blog-Autor: Edmond Bejtaj
Në ditë si këto që ikën dhe ato që do vijnë, ka shumë për të folur e shumë për të heshtur, dhe natyrisht që secili do thotë atë që i vjen dhe do heshtë ose kur të lodhet e ose kur ta kuptojë që po flet vetëm me veten, por të gjithë duhet ta kuptojmë që tani kemi vetëm një prioritet kombëtar, pra ndihmën ndaj të dëmtuarëve të tërmetit.
Se sa është madhësia e dëmit, ne ende nuk e kemi kuptuar, ngaqë na i ka errësuar sytë gjaku i atyre që ikën nën rrënoja, por ditë pas dite do kthjellohemi dhe do shohim që na ka ndodhur një gjëmë në nivel kombëtar, ngaqë është goditur një pjesë e rëndësishme e arteries që furnizon me gjak ekonominë tonë.
Prandaj secili le të mundohet ose të thotë ndonjë gjë me vlerë apo të ndihmojë pa zhurmë, e ose të rrijë urtë, siç rrihet në dhomën e një të sëmuri.
Sepse edhe mut me qenë kjo qeveri, këtë kemi tani, dhe tjetrit nuk i flitet kur e ka një punë në dorë, sepse e dreqos fare.