Vendosni fjalën kyçe....

Ngrihen 70 çadra për familjet e mbetura në qiell të hapur në Fushë-Krujë


Ngrihet një kamping i ri në zonën e Fushë-Krujës për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i së martës, që i ka marrë jetën rreth 40 personave, ndërsa mbi 650 kanë mbetur të lënduar.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes u ka bërë apel të gjithëve atyre që duan të japin kontribut për personat e prekur nga tërmeti.

Mesazhi i ministrisë:

Qytetarët, kompanitë, bizneset që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ju lutem të kontaktojnë numrat e mëposhtëm:
-04 22 22 223
-04 22 28 250
-0688046664
Këta numra janë në dispozicion 24 orë për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit dhe në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qëndër në Vaqar por edhe pika të tjera që po ngrihen në Tiranë, Durrës e qytete të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *