Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërcënon mediet: Paralajmërimi i fundit, do ju mbyll


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mediat se do t’i mbyllë në rast se përhapin panik. Rama thotë se se këtë ia lejon kuadri ligjor i Gjendjes së Jashtëzakonshme, që derisa të përfundojë kjo fazë mund të mbyllen median që shtrembërojnë prononcimet.

“PARALAJMËRIM

Paralajmëroj për herë të fundit, portalet e kanalet e informimit, se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj, forcërisht, për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me publikime rrenash që përhapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë, është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh, vendas a të huaj, apo të shtrembërohen prononcimet dhe shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve, sipas avazit të zakonshëm të çdo dite të perëndisë, qëkur u shfaq flama e rrenës si epidemi digjitale dhe nisi të tkurret flaka e gazetarisë së fakteve!

STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”– shkruan Rama.

Ky është paralajmërimi i dytë i Ramës për sot për gazetarët. Edhe më herët në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se kjo është “kohë për psikologët, jo për astrologët” duke iu referuar situatës dramatike me tërmetet./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *