Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje kosovarëve: S’kemi nevojë më për veshje, plaga është te mungesa e strehimit (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës të mos ofrojnë më veshje për të prekurit nga tërmeti që goditi vendin të martën, pasi sipas tij ata s’kanë më nevojë për mjete të përdorimit të përditshëm, por për banesat.

Thirrja e kryemninistrit në mbledhjen e qeverisë ishte e saktë. Nuk ka më nevojë për ndihma në veshje por në vlera monetare, për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.

Rama u lë të gjithëve atyre që duan të kontribuojnë në dispozicion adresën online të hapur nga qeveria për donacionet, ndërsa i kërkohet qytetarëve në Kosovë të komunikojnë me autiritetet shqiptare se ku duhet t’i dërgojnë donacionet e tyre.

“Do iu bëja një lutje mirëkuptimi të gjithë atyre që janë mobilizuar në mënyrën më mbreslënëse dhe me mirënjohjen më të thellë bëj këtë lutje, thirrje, duke pasur parasysh njerëzit në Kosovë, që iu lutem nuk është në këtë moment më e nevojshme sjellja e ndihmave materiale të natyrës, veshje, mjete përdorimi të përditshëm sepse falë jush në radhë të parë, falë shumë të tjerëve këtu në Shqipëri dhe falë miqve fqinj ka një sasi të jashtëzakonshme. Natyrisht që mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim dhe sigurisht ne nuk pengojmë njeri natyrisht, por iu lutem të gjithëve atyre që nisen për të ardhur të adresohen në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave për të ndihmuar në këtë mënyrë një shpërndarje sa më të drejtë të këtyre ndihmave. Sepse po ndodh në disa raste një konfuzion, po ndodh një situatë ku përtej njerëzve që përfitojnë me të drejtë ka dhe spekulime, ka dhe abuzim.

Ju lutem shumë të na mirëkuptoni në nevojën për të pasur një mirëadresim dhe ne jemi të mirëorganizuar për të dhënë adresën unike. Adresohuni aty për të marrë informacion se ku mund të shkoni. Fluksi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk është në nevojën tonë të krijojmë një stok materialesh por na duhet të adresojmë ndihmën aty ku është plaga dhe plaga është te mungesa e banimit dhe e strehimit, kështu që të fokusohemi te ky kontribut. Ky kontribut është një ndihmë për ne që në komunitetin ndërkombëtar të rindërtimit, janë përfshirë organizatat të cilat kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontribute të njerëzve nëpër botë dhe në Shqipëri dhe të cilët do të jenë në tryezë poër të garantuar dhurata në bashkëpunim me qeverinë në këtë situatë. Është e nevojshme që planet të jenë të koordinura.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *