Vendosni fjalën kyçe....

Rinisin protesta në Irak, policia vret 15 persona


Të paktën 15 persona janë vrarë në Irak në një valë të re protestash në qytetin jugor të Nasiriya-s.

Forcat e sigurisë hapën zjarr dhe përdorën gaz lotsjellës të enjten për të pastruar dy ura të bllokuara nga protestuesit. Të paktën 150 njerëz u plagosën.

Irakianët kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë punë, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbime më të mira publike. Ushtria irakiane njoftoi se po ndërmerr masa të veçanta ushtarake për të shuar trazirat.

Komanda ushtarake tha që një njësi emergjente ishte krijuar për të imponuar sigurinë dhe rivendosur rendin.

‘Me urdhër të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, kryeministrit Adel Abdel Mahdi, disa komandantë ushtarakë janë caktuar në këtë njësi për të drejtuar dhe kontrolluar të gjitha forcat e sigurisë dhe ushtarake dhe të ndihmojnë qeverinë në misionin e saj,’ thuhet në një deklaratë zyrtare, raporton ‘BBC’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *