Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 40 numri i viktimave, nxirret pa jetë gruaja në Durrës


Ka shkuar në 40 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së martës.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes viktima e 40 që është nxjerrë nga rrënojat është një grua në Durrës. Ajo është Rozeta Meçaj, e cila është identifikuar nga bashkëshorti i saj Ajeti, i cili ka shpërthyer në lot sapoi  e ka parë.

Meçaj është nëna e 30-vjeçares Diena Meçaj Karanxha e cila humbi jetën në spital, pasi kishte humbur të bijën e saj Esielën 8-vjeçare nën rrënoja.

Aktualisht në Thumanë është ndërprerë operacioni i kërkim-shpëtimit pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *