Dhjetëra mijëra banorë në Teksas janë urdhëruar të ikin ndërsa zjarrfikësit përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr masiv në një fabrikë kimike pas një seri shpërthimesh në objekt.
Të gjithë banorët brenda katër miljesh nga zjarri në uzinën kimike të grupit ‘TPC’ në Port Neches, që shpërtheu herët të mërkurën, u tha se u evakuuan.
Komunitetet e prekura nga urdhri i detyrueshëm për evakuim përfshijnë Port Neches, Nederland, Groves, Beouxart si dhe pjesë të Port Arthur.
Të paktën një shpërthim i dytë i fuqishëm tronditi uzinën të mërkurën pasdite në mes të përpjekjeve të vazhdueshme për të shuar zjarrin, i cilivijon të digjet prej 12 orësh.
Dy punonjës u plagosën në shpërthimin fillestar, por të tre kanë dalë nga spitali pas trajtimit.