Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Jo vetëm urgjenca e Durrësit edhe Materniteti i Ri në Tiranë ka dëmtime (Foto)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka njoftuar se përveç urgjencës së Durrësit dëmtime ka pasur edhe Materniteti i Ri në Tiranë.

Vokshi ka shpërndarë fotot të cilat tregojnë çarjet në muret e Maternitetit të Ri.

Më tej Vokshi thekson se nevojitet më tepër informacion dhe transparencë nga ana e qeverisë.

Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë.

Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu. Fotot më poshtë tregojnë një gjendje tepër shqetësuese.

Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike. Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.

Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik”-shkruan Vokshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *