Bilanci deri më tani zyrtar i pasojave nga tërmeti llogaritet të jetë me 49 jetë të humbura dhe 5200 qytetarë të pastrehë në të gjitha zonat e prekura më së shumti.
Bilanci u bë i njohur nga vetë kryeministri Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
“Bilanci i jetëve të humbura ka arritur në 49, 25 në durrës 23 në Thumanë dhe një në Laç. Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 626 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave dhe të tjerët në çadra apo te të afërmit, në Thumanë janë rreth 500 persona në akomoduar në çadra për të ka filluar tranpsortimi në hotele.Në Tiranë 3480 persona janë të pastrehë“-deklaroi Rama gjatë mbledhjes.
Ky bilanc paraprak i dëmeve do përditësohet në vijim pas inspektimeve të mëtjeshme.