Vendosni fjalën kyçe....

Azerbajxhani i dhuron 500 mijë euro Shqipërisë


Azerbajxhani ka vendosur të dhurojë 500 mijë euro për Shqipërinë për të zbutur pasojat e tërmetit të fuqishëm që preku vendin në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Sipas ‘Ona.az’, shumë është marrë nga fondet rezervë për të ndihmuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me mangitudë 6.4 i shkallës Rihter.

500 mijë euro ka dhuruar më herët qeveria e Kosovës, 100 mijë euro ajo e Maqedonisë së Veriut, 600 mijë euro Austria, 3.2 milionë euro Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia 2 milionë euro, 20 milionë dollarë Katari, 100 mijë euro Vatikani, ndërsa Turqia ka premtuar ndërtimin e 500 banesave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *