Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, i ngarkuar tashmë me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit, ka thënë se ka nisur verifikimi i dëmeve në terren dhe beson se procesi do jetë ndër më të mirët.
‘Fakt është që s’ka ndodhur asnjë vjedhje. Kjo është një gjë që mund të çudisë edhe një perëndimor sepse në raste të tilla e kemi parë që edhe në vende shumë të zhvilluara ka histori me humbje, me vjedhje e me radhë. Kemi nisur verifikimin me grupe mikse, me ixhinierë shqiptarë, inxhinierë të huaj e përfaqësues të pushtetit vendor që të kemi një verifikim sa më të saktë të dëmeve.’ – tha Çuçi për A2.
Më tej ai shtoi se qeveria ka nisur paralelisht shkatërrimin e banesave që janë rrënuar dhe që nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen një ekspertize duke shtuar se ka besim se kësaj here do ketë një nga proceset më profesionalë.
‘Besoj se këtë radhët do kemi një nga proceset me profesionalë sepse po marrim një ekspertizë nga inxhinierë europianë të cilët janë marrë dhe merren vetëm me vlerësime e dëmeve që shkaktohen nga tërmetet.’ – shtoi Çuci.
*Deklaratën e Çuçit e gjeni nga minuta 2:27 deri në minutën 2:45
VINI RE: Video Credit A2