Një i plagosurit nga tërmeti që rezultoi me pasoja fatale në Durrës dhe Thumanë është dërguar për mjekim më të specializuar në Itali.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryeministri i cili nëpërmjet një video nga Rinasi pak miniuta më parë shfaqi momentin e hipjes në avion të të plagosurit.
“Albert Cara, 54 vjeç, i cili falë këmbënguljes së forcave të kërkim/shpëtimit u nxorr i gjallë, por me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, nga rrënojat ku humbi tërë familjen”-shkruan Rama
Të pranishëm në Rinas janë kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Më herët edhe një i plagosur tjetër është dërguar në Itali për mjekim ndërsa personat e tjerë të lënduar po trajtohen në spitalet e vendit.