Administratori i portalit Jeta Osh Qejf, Gentian Çekeli ka ironizuar veprimet e policisë me procedimin penal që ndërmorri ditën e djeshme ndaj tij dhe kolegut të tij.
Me një postim në rrjetet sociale Çekeli shkruan me ironi se “e ka pasur ëndërr që në klasë të dytë që një ditë të shpallej armik i partisë”.
Mbrëmjen e djeshme policia e procedoi të dy administratorët e “JOQ” Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, për përhapjen e njoftimeve të rreme të cilat hapin panik thuhet në deklaratën e policisë.
Më herët kryeministri paralajmëroi një aksion të tillë ndaj portaleve dhe faqeve në internet pasi sipas tij përhapin njoftime të rreme dhe panik te qytetarët.