Janë pezulluar punimet në rrënojat e hotelit ‘Mira Mare’ në Durrës.
Sipas grupit të kërkim-shpëtimit nga Mali i Zi, nën rrënoja nuk rezulton se ka më trupa të pajetë.
Dyshimet se nën rrënoja ka pasur trupa kanë ardhur për shkak të lehjeve të qenit, megjithatë kërkimet janë ndërprerë.
Kërkimet do vijojnë nga pala shqiptare dhe ajo zvicerane, që do pastrojnë zonën nga materialet e ngurta.
Deri tani nga rrënojat e hotelit janë nxjerrë tre trupa të pajetë.