Sot mbërrijnë specialistët grekë që do të vlerësojnë dëmet e tërmetit dhe do të përcaktojnë se cilat banesa janë të pabanueshme.
Nga inspektimet do të vendoset nëse pallatet janë të banueshme ose jo. Gjithësej grupi i ekspertëve përbëhet nga 16 persona.
Në ditët në vazhdim pritet ardhja e specialistëve nga Turqia, Franca, Zvicra, Danimarka dhe Gjermania.
Lajmin e konfirmoi edhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme
Përveç ekipeve të kërkim shpëtimit, vendet e huaja tashmë do asistojnë edhe me ekspertë të vlerësimit të dëmeve, pas tërmetit që shkaktoi viktima dhe qindra të plagosur.