Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit ka vendosur që në thumanë të prishen 4 pallate në Thumanë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
sipas IKMT dy pallate 5 katësh janë prishiur ndërsa një i tretë është në proces si edhe është vlerësuar i pabanuar një tjetër i cili do i nështrohet procesit të rrëzimit në një moment tjetër.
Gjithashtu, në terren në zonën e Thumanës janë ekipet për të vlerësuar dëmet nga tërmeti.
Edhe në Durrës ka ekipe për vlerësimin e objekteve të cilat paraqesin rrezikshëmri.
“IKMT prish kater pallate ne Thumane, ne proces vleresimi edhe ne Durres. Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit, ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter. Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshëm, atehere IKMT prish objektin.
Nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmëri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake. Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem”-thuhet në njoftimin e IKMT-së.