Klubet angleze ia kanë vënë syrin yllit anglez, i cili e preferon La Ligan para Premierligës
Borussia Dortmundi e ka ndarë mendjen: klubi gjerman dëshiron t’i ndajë rrugët me Jadon Sanchon gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Independent”.
Interesimi i klubeve të mëdha evropiane për yllin anglez është i madh.
Përfaqësuesin anglez e duan në Angli, Manchester Unitedi dhe Liverpooli.
Mirëpo, mediat angleze shkruajnë se ish-futbollisti i Manchester Cityt e preferon më shumë transferimin në Spanjë, tek Barcelona apo Real Madridi.
Sancho është sot njëri prej futbollistëve më të mirë të ri në Evropë.