Vendosni fjalën kyçe....

“Ka mungesë organizimi, s’na japin batanije e ushqime” – Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës


Disa banorë të Durrësit, të cilët janë strehuar në çadrat e ngritura në stadiumin ‘Niko Dovana’ ose në palestrat e shkollave kanë thënë se ndihmat po shërndahen në mënyrë të padrejtë.

Në deklaratat për ‘News24’, ata kanë thënë se bashkia u ka dhënë çadra të vogla që nuk mjaftojnë as për dy vetë, ndërsa për sa u përket ushqimeve, atyre u lënë ato që mbeten.

‘Na i hoqën çadrat, na thonë shkoni në Kosovë a ne Maqedoni. Natën e kemi kaluar në stadium. Na ka dhënë bashkia një çadër, që as dy vetë nuk i merr. Ne na lënë mbeturinat, ata që teprojnë. I hapin qeset e pasi marrin më të mirat ne na japin atë që mbetet.’  ka deklaruar njëri nga qytetarët për gazetarin e ‘News24’.

Ndërsa një tjetër qytetare ka thënë se nuk mund ta mbajnë frymën me sanduiçe e me simite, ndërsa bën thirrje që ndihmat të ndahen në mënyrë më të drejtë dhe të organizuar.

‘Jam nga lagjja 18 nga një pallat që është dëmtuar rëndë. Në komunë na thënë se i ndajmë ndihmat vetë. Duhet të bëhet një organizim më i mirë, që të jetë çdo gjë në vendin e duhur. Të mos abuzojmë me ndihmat, sepse kanë ardhur edhe ndihma. Me një sanduiç e çfarë na japin të mund të jetojmë. Ndihma janë ndarë, por duhet një ndarje më e ndershme. Na kanë dhënë një simite ashtu. Çadrën ma kanë dhënë çadër plazhi. Kërkoj batanije, kërkoj ndihma, jemi në qiell.’ – tha ajo.

Akuza për ndarjen e padrejtë të ndihmave dhe për mungesën e organizimit ka pasur edhe në Thumanë e Vorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *