Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu: 300 persona që kanë ardhur në Kosovë s’kanë probleme me banesat (Video)


Këshilltari i kryeministrit Rama, Baton Haxhium, ka deklaruar se në Kosovë janë më shumë se 300 shtetas shqiptarë që nuk kanë pasur probleme me banimin dhe që janë duke keqpërdorur situatën pas tërmetit. 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Top Talk’ në ‘TCH’, Haxhiu tha se ndër ka edhe persona me precdentë penal dhe se qeveritë e dy vendeve i kanë emrat e tyre.

‘Kemi keqpërdorues të jashtëzakonshëm të cilët kanë ardhur në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me vetëbanim. Ata janë keqpërdoruesit e një situate. Institucionet e Kosovës e Shqipërisë i kanë emrat se kush janë ata. Kanë ardhur edhe persona me precedentë penalë.’ – tha Haxhiu.

*Deklaratën e Haxhiu e gjeni nga minuta 25:50 deri në minutën 27:10


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *