Ministrja e Arsimit, Shahini, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendohet në media, mësimi në shkollat e vendit nuk do rifillojë deri në analizat e vlerësimin e infrastrukturës së shkollave.
Ndërsa bën thirrje që lajmet në media që pretendojnë se mësimi është pezulluar deri në datën 9 dhjetor të mos merren për bazë.
‘Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. Ndaj, mos merrni në konsideratë lajmet ‘FAKE’ si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike’, shkruan Shahini në Facebook.