Vendosni fjalën kyçe....

Meta dhe Rama bashkë në Varrezat e Dëshmorëve në Ditën e Çlirimit


Kreu i Shtetit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë bërë sërish bashkë në ceremoninë për të kujtuar datën 29 nëntor si ditën e Çlirimit të vendit.

Të dy figurat më të larta të shtetit kryen homazhe në në nder të ditës së Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Edhe ditën e djeshme Meta dhe Rama ishin së bashku në ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.

Një ceremoni e thjeshtë, vetëm nderimi dhe pa deklarata ka qenë edhe e sotmja, pasi më herët janë anuluar të gjitha ceremonitë festive që ishin planifikuar të mbaheshin për shkak të gjendjes së emergjencës për termetin me pasoja të rënda të datës 26 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *