Kanë përfunduar kërkimet në rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Në mbrëmje është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit.
Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.
Edhe në pallatin 6-katësh në Durrës është nxjerrë trupi i fundit.
Nga gërmadhat e pallatit 6 katësh është nxjerrë trupi i pajetë i Xhuljeta Gjonajt, raporton BallkanWeb.