Të paktën 32 protestues irakianë u vranë gjatë përpjekjes së forcave të sigurisë për të shpërndarë protestuesit në qytetin jugor të vendit Nassiriya, tha një burim mjekësor.
Burimi nga Departamenti Shëndetësor në provincën Dhi Qar, tha për AA në kushte anonimiteti se 32 persona u vranë dhe 230 të tjerë u plagosën në protesta.
Sipas burimit, viktimat u shkaktuan gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në urat al-Nasr dhe al-Zeytun në Nassiriya.
Forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit më herët gjatë ditës në përpjekje për të kontrolluar të dy urat që janë mbyllur që nga e mërkura e kaluar, tha një burim sigurie më herët për AA.
Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Protestuesit më pas u revoltuan kundër autoriteteve dhe bënë thirrje për shpërndarjen e qeverisë së kryeministrit Adel Abdul-Mahdi.
Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 348 irakianë janë vrarë dhe 15 mijë të tjerë janë lënduar që nga fillimi i protestave më 1 tetor.