Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci i viktimave në Irak, policia vret 8 protestues


Të paktën tetë protestues u vranë në provincat jugore Dhi Qar dhe Najaf të Irakut, sipas burimeve mjekësore.

Burimi, i cili punon për Departamentin e Shëndetit në provincën Najaf, i tha ‘Anadolu Agency’ se pesë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën gjatë protestave.

Burimi tjetër, i cili punon për Departamentin e Shëndetit në provincën Dhi Qar, i tha ‘Agjencisë Anadolu’ në kushte anonimiteti se tre persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën.

Sipas dëshmitarëve, viktimat u qëlluan nga forcat e sigurisë dhe militantë të paidentifikuar ende. Të enjten, 32 protestues irakianë u vranë ndërsa forcat e sigurisë u përpoqën të shpërndanin protestat në qytetin jugor të vendit të Nassiriya-s.

Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Kërkesat e protestuesve u kthyen më vonë në thirrje për shpërndarjen e qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 406 irakianë janë vrarë dhe 15,000 janë lënduar që prej fillimit të protestave në 1 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *