Dy civilë raportohen të vdekur pas një sulmi me thikë afër ‘London Bridge’, në atë që policia e quajti një incident terrorist. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.
Sulmuesi goditi me thikë një numër njerëzish në afërsi të Urës së Londrës të premten pasdite, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës. Duke cituar burime anonime, ‘BBC’ më vonë shtoi se dy nga ata që ishin qëlluar me thikë kishin vdekur.
Sulmuesi u rrëzua në tokë nga kalimtarët dhe u qëllua për vdekje nga policia. Zyrtari më i lartë kundër terrorizmit në Britani, Neil Basu, u tha gazetarëve se incidenti po trajtohej si një sulm terrorist dhe se i dyshuari kishte veshur një jelek eksploziv mashtrimi.