Janë publikuar pamjet dramatike të ekzekutimit të një personi në Urën e Londrës. Ai u dyshua për një sulm të dyshuar me thikë ku u lënduan disa njerëz.
Personi që u ekzekutua kishte të veshur sipas mediave, një jelek me bombë false. Në videot e publikuara në ‘Twitter’ tregojnë se oficerët e armatosur të policisë e rrethojnë të dyshuarin, duke tërhequr një civil, përpara se ta qëllonin.
Gjendja e të dyshuarit është e paqartë dhe është gjithashtu e paqartë nëse ai është i njëjti njeri i raportuar i arrestuar nga Policia Metropolitane e Londrës.
Burri dyshohet të ketë goditur me thikë të paktën pesë persona para se policia ta qëllonte me armë ndërsa incidenti përhapi panik në zonën e ngjeshur me civilë të kryeqytetit anglez.